Presidentja Osmani: Macronit i kam thënë harroni medaljet në xhudo

Presidentja Osmani: Macronit i kam thënë harroni medaljet në xhudo

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një prononcim për RTK-në ka treguar pak nga biseda e saj me Presidentin e Francës Emanuel Macron.

Presidentja tha se i ka thënë Presidentit mikëpritës se “medaljet mund t’i synojë në sporte të tjera, por në xhudo duhet t’i harroj ato”, duke aluduar në suksesin që kanë xhudistet e Kosovës.

“Çdo ditë e më shumë është duke u rritur përkrahja për sportin në Kosovë, edhe pse duhet të bëhet më shumë.. dhe kur u pritëm edhe më vonë unë i thashë (Macronit) se mund t’i synoj medaljet në sporte tjera por në xhudo harrojeni”, tha ndër të tjera Presidentja Osmani.

Share This