
Presidentja Osmani kujton masakrën e dytë në Abri të Epërme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e dytë në Abri të Epërme gjatë luftës në Kosovë.
Ajo ka përmendur edhe katër fëmijët martirë.
“Sot kujtojmë masakrën e dytë të kryer nga regjimi gjenocidal i Serbisë në Abri të Epërme, ku familja Muliqi humbi 8 martirë dhe një dëshmor të UÇK-së. Në mesin e martirëve ishin edhe katër fëmijë – Ganiu, Musa, Behrami dhe Sefa – të cilët nuk patën mundësinë të jetojnë fëmijërinë e tyre”, thuhej në një njoftim të presidencës.
“Me respekt dhe mirënjohje të thellë, qëndrojmë pranë familjes Muliqi dhe të gjitha familjeve të dëshmorëve dhe martirëve që dhanë gjithçka për Kosovën”, thuhej më tej.