Presidenti Ademi viziton Pejën: FFK do të vazhdojë të jetë mbështetëse e klubeve dhe shkollave të futbollit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi pas vizitës në Gjakovë, është ndalur në Pejë, raporton Rekordi.net.
I pari i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka bërë më dije se në Pejë, ka vizituar fushën ndihmëse në Istog, derisa me pas ka takuar edhe anëtarët e Lidhjes Rajonale të Futbollit në Pejë.
Postimi i plotë:
Ndalesa ime e fundit për sot ishte në Regjionin e Pejës, ku fillimisht pata kënaqësinë të vizitoj fushën ndihmëse që po përfundon në Istog.
Së bashku me nënkryetarin e FFK-së, Bakir Burri, takuam anëtarët e Lidhjes Rajonale të Futbollit në Pejë.
Në këtë takim të përzemërt, ju ritheksova se edhe në vitin 2025, Federata e Futbollit të Kosovës do të vazhdojë të jetë mbështetëse e klubeve dhe shkollave të futbollit në këtë regjion. Ndihma jonë do të jetë e vazhdueshme për t’i fuqizuar projektet dhe zhvillimin e futbollit në këtë zonë me traditë të pasur sportive.
Në fund, në emër të familjes së madhe të futbollit në vend, ju urova të gjithëve Vitin e Ri dhe shpreha dëshirën për suksese të mëtejshme në të gjitha nivelet e futbollit. Së bashku, do të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen e ndritur të futbollit kosovar. /Rekordi.net/