Presidenti Ademi uron Kurban Bajramin: Zoti ju dhashtë mirësi në familjet tuaja!

Presidenti Ademi uron Kurban Bajramin: Zoti ju dhashtë mirësi në familjet tuaja!

Urimi i presidentit të FFK-së:

Të nderuar qytetarë të besimit islam të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë, i nderuar komunitet i futbollit;

Në emrin tim personal dhe të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, ju uroj nga zemra festën e Kurban Bajramit juve dhe familjeve tuaja. Uroj që kjo festë t’ju gjejë pranë më të dashurve tuaj, me shëndet të plotë, paqe dhe begati.

Kurban Bajrami na kujton vlerat më të larta të solidaritetit, mirëkuptimit dhe humanizmit, duke na nxitur të jemi pranë njëri-tjetrit, sidomos pranë atyre që kanë më së shumti nevojë.

Kjo festë është edhe një frymëzim për punë të ndershme dhe të përbashkët në të mirë të zhvillimit të mëtejshëm të vendit tonë.

Zoti ju dhashtë mirësi, harmoni dhe mbarësi në familjet tuaja!

Urime Kurban Bajrami!

Share This