Presidenti Ademi takon kreun e FIFA-së, diskutojnë për zhvillimin e futbollit dhe për vizitën e tij në Prishtinë
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Ky takim ka ndodhur në kuadër të manifestimit të 100-vjetorit të themelimit të Federatës bullgare të futbollit.
“Gjithmonë kënaqësi ta takoj presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Edhe kësaj radhe në kuadër të manifestimit të 100-vjetorit të themelimit të Federatës bullgare të futbollit, patëm mundësi të diskutojmë për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe për projektet e përbashkëta që do ta avancojnë tutje futbollin tonë. Presidenti Infantino theksoi se me padurim pret të vijë në përurimin e Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.