Presidenti Ademi publikon pamjet nga stadiumi i rinovuar i 2 Korrikut: Tani, me fushën e re të cilësisë së lartë

Presidenti Ademi publikon pamjet nga stadiumi i rinovuar i 2 Korrikut: Tani, me fushën e re të cilësisë së lartë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka publikuar pamjet nga stadiumi i rinovuar i KF 2 Korrikut në Prishtinë, i cili krahas fushës së re, ka edhe fushë të re stërvitore dhe tribunën e stadiumit.

Ja postimi i plotë i Ademit:

Urime KF 2 Korriku për fushën dhe tribunën e re 🎉

Pamje e mrekullueshme nga stadiumi i KF 2 Korriku në kryeqytet.

Tani, me fushën e re të cilësisë së lartë, qindra futbollistë dhe futbolliste të këtij klubi do të kenë kushte optimale për të ushtruar dhe zhvilluar aktivitetin e tyre të përditshëm, derisa tifozët e këtij klubi do të kenë mundësi t’i ndjekin ndeshjet në kushte komode nga tribuna e re.

Jemi të përkushtuar të vazhdojmë nga projekti në projekt në krijimin e ambienteve sportive që i përmbushin standardet e kërkuara.

🇽🇰⚽️ Vazhdojmë përpara me krenari e përgjegjësi!

Share This