Presidenti Ademi pret drejtuesit e Vllaznisë
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur në takim drejtuesit e KF Vllaznia e Pozhoranit.
Klubi nga Pozhorani përmes një njoftimi, ka bërë më dije se ka marrë përkrahje nga kreu i FFK-së, por sipas këtij njoftimi, presidenti Ademi kërkoi Vllaznia të jetë e sinqertë në planet e skuadrës së tyre.
Ky është njoftimi i KF Vllaznia:
Sot me datë 23 Gusht 2024 kryesia e klubit në krye me kryetarin Halit Alidema u prit në një takim nga kryetari Federates së Futbollit të Kosovës z. Agim Ademi!
Ky takim ishte i rendësishëm për klubin duke parë periudhen e veshtirë qe po kalonte klubi kohëve të fundit. Kryetari Ademi ishte i kënaqur me planet e reja të kryesisë së re të klubit Vllaznia ku edhe ju premtoi mbështetje të madhe si federatë. Ai poashtu kërkoi që klubi Vllaznia të jetë i sinqertë rreth planeve punuese në vazhdim të klubit KF Vllaznia.
Poashtu edhe kryetari klubit Alidema është shprehur tejet i kënaqur me pritjen e kreut të federates, ku kjo përkrahje do të jetë motiv i madh për sfidat qe e presin klubin në vazhdim!
Vlen të theksohet se edhe nga të gjithë dashamirët e futbollit dhe qytetaret e Pozheranit e rrethinës është mirëpritur kryesia e re e klubit në krye me kryetarin Halit Alidema.
Ditët e mira po kthehen për klubin KF VLLAZNIA!