Premier League në sulm: Askush nuk e do Botërorin për Klube, nuk  i ndryshojmë planet

Premier League në sulm: Askush nuk e do Botërorin për Klube, nuk i ndryshojmë planet

Kupa e re e Botës për Klube, e cila do të mbahet në verë, nuk u pëlqen të gjithëve.

Katër muaj para fillimit të këtij kompeticioni të ri (15 qershor-13 korrik) që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa liga evropiane nuk kanë rënë ende dakord për të rishikuar kalendarin për të lejuar lojtarët të pushojnë. Një lloj “hakmarrjeje” ndaj FIFA-s, shpjegon për The Telegraph drejtori sportiv i Premier League, Tony Scholes, duke nënvizuar shqetësimin e tij për shëndetin e lojtarëve.

Sipas Scholes, FIFA organizoi një kompeticion që askush nuk do të kishte dashur ta luante dhe për këtë arsye nuk do të ndryshonte kalendarin: “Pse të ndryshojmë garën tonë kur FIFA ka imponuar një kompeticion me të cilin ne nuk jemi dakord?”, filloi ai.

“Ne e kemi studiuar çështjen, këtë kompeticion na e ka imponuar FIFA…”.

“Por gjëja më e rëndësishme është se ne thjesht nuk mund të ndryshojmë. Në këtë moment programi është shumë më i ngjeshur nga sa mund të imagjinoni. Dhe ne nuk mund të lejojmë të vonojmë fillimin e sezonit. UEFA ka shtuar ndeshjet me eliminim direkt. Manchester City do të luajë dy ndeshje më shumë në fazën e grupeve, dy ndeshje të tjera në play-off dhe gjashtë apo edhe shtatë ndeshje në Kupën e Botës për Klube. Pra, potencialisht do të ketë 10 ndeshje të tjera këtë vit. Programi është shtrirë në maksimum, ka shkuar shumë larg. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë programin sa më të arsyeshëm në një situatë që është jashtë kontrollit tonë dhe tepër e vështirë për t’u menaxhuar”.

Share This