“Politikani i Kosovës që merr anë për zgjedhjet në Amerikë, e ka për qëllime personale”
U.D i kryetarit të Organizatës së Veteranëve, Faton Klinaku ka thënë se një politikan i Kosovës që merr anë në zgjedhjet në Amerikë e ka për qellime personale.
Këtë postim ai e bëri pas pjesëmarrjes së Kurtit në Konventën e Demokratëve.
Klinaku me një postim ne “Facebook” tha se shqiptarët atje nuk duhen ta dëgjojnë atë por interesat e tyre.
“Politikani i Kosovës që merr anë për zgjedhjet në Amerikë, e ka për qëllime të tij personale. Shqiptarët që jetojnë atje duhet që të mos e dëgjojnë atë, por ta shohin vetëm interesin e tyre”, shkruan ai.