Policia sekuestron thika, shufra e drogë në Mitrovicë dhe Vushtrri

Policia sekuestron thika, shufra e drogë në Mitrovicë dhe Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve rutinë në Mitrovicë dhe Vushtrri, te personat e kontrolluar kanë gjetur në posedim dhe kanë sekuestruar gjësende të kundërligjshme si thika, shufra si dhe substanca narkotike.

“Përkundër angazhimeve specifike Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, në fokus të parandalimit dhe ofrimit te sigurisë në vazhdimësi është duke i  mbështetur njësitet dhe sektorët e ndryshëm që po rezulton me efikasitet si në fushën e parandalimit ashtu edhe në atë të reagimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj personave të dyshuar si dhe gjësendeve të sekuestruara do të procedohet sipas proceduarve të parapara ligjore.

Policia njofton se kontrolle të tilla do vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Share This