Policia raporton tri vdekje brenda 24 orëve në Kosovë
Policia ka raportuar tri vdekje brenda 24 orëve në Kosovë.
Në rastin e parë, në Prishtinë një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në Gjilan, një person ishte dërguar në Qendrën Emergjente për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij. Ndërkaq në Prizren, një burrë tjetër është gjetur pa shenja jete dhe për të njëjtin, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, raporton Klankosova.tv.
Raporti i policisë:
Prishtinë NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Gjilan 21.08.2024-19:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
Prizren 21.08.2024-21:45. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësite përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit , trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.