Policia e Kosovës shpall në kërkim edhe Arkimed Lushajn – Stresin
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për kapjen e Arkimed Lushajt, të njohur me nofkën Stresi, pas incidentit në një diskotekë në Pejë.
“Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor””, thuhet në njoftimin e PK’së.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]
Kujtojmë se një ditë më parë, Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim edhe këngëtarin tjetër nga Shqipëria i njohur si Noizy, si të dyshuar për përleshjen që ndodhi në një diskotekë në Pejë javën që shkoi.