Policia e Kosovës identifikon një vend ku po kultivoheshin bimë narkotike

Policia e Kosovës identifikon një vend ku po kultivoheshin bimë narkotike

Policia e Kosovës ka identifikuar një vend ku po kultivoheshin bimë narkotike në një zonë të thellë malore konkretisht në bjeshkën e Roshkodolit, Komuna e  Deçanit.

Në njoftimin e policisë thuhet se njësitet e specializuara kufitare së bashku edhe me njësinë e antidrogës, kanë shkuar në lokacionin e dyshuar, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 sera, në të cilat kishin qenë të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, të cilat dyshohet se ishin djegur nga persona të dyshuar.

“Në bazë të shikimit të vendit të ngjarjes dyshohet se kanë qenë të mbjella rreth 300 bimë narkotike të madhësisë nga/deri në 1-2m gjatësi. Lidhur me rastin njësitë përkatëse në vendin e ngjarjes kanë marrë provat materiale si në vijim: Mostra të bimëve narkotike, një (1) armë AK – 47 me 32 copë fishekë, Një (1) fishekë i kalibrit për armë të gjuetisë etj”, thuhet në njoftim.

Tuje vazhdon njoftimi se provat materiale të bimëve narkotike që kanë mbetur të pa djegura, pas konsultimit me prokurorin përkatës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kompetent është hapur rasti për veprat “Kultivim i bimëve narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve dhe municioneve”.

“Në lidhje me rastin meqenëse zona ndodhet afër kufirit, është komunikuar edhe Policia Kufitare e Republikës se Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, të cilat kanë aktivizuar njësitet e tyre në zonat përkatëse të shteteve të tyre”, thuhet në njoftim.

Share This