
Policia e konfirmon vdekjen e një personi dhe 2 të lënduarve nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Klinë
Para pak çastesh u raportua për vdekjen e një personi, si pasojë e goditjes nga treni në Klinë.
Rastin e konfirmoi për Indeksonline, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai.
Gashi deklaroi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet, dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me kohë.