Policia apel mërgimtarëve: Respektoni rregullat e trafikut!

Policia apel mërgimtarëve: Respektoni rregullat e trafikut!

Policia e Kosovës ka dal një apel për bashkatdhetarët që po vinë në Kosovë për pushimet verore.

Bashkë me urimin e mirëseardhjes, Policia ka lëshuar edhe një apel për ta, duke u kërkuar që të respektojnë rregullat e trafikut për sigurinë e tyre dhe të familjeve.

Në apel, Policia ka bashkëngjitur edhe gjobat për secilën shkelje të rregullave të trafikut, siç parashikohen me Ligjin e ri të trafikut.

Në fletushkën e policisë janë të detajuara gjobat për shpejtësi brenda dhe jasht vendbanimit, gjobat për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, mos respektimi i semaforit etj.

Share This