
Pogba rikthehet në fushë pas 26 muajsh mungesë
Mesfushori francez, Paul Pogba, është rikthyer më në fund në fushë pas një periudhe të gjatë prej 26 muajsh, të mbushur me dëmtime dhe një ndalim për doping.
Rikthimi i tij u prit me duartrokitje të zjarrta nga tifozët e pranishëm në “Roazhon Park”, në minutën e 85-të të ndeshjes së Ligue 1 mes Rennes dhe Monacos.
Edhe pse rikthimi i Pogbas nuk u shoqërua me rezultat pozitiv – Monacos humbi 4-1 – paraqitja e tij e shkurtër ngjalli entuziazëm te publiku. Pasimet e para të francezit, përfshirë një top të gjatë dhe një goditje elegante me thembër, u pritën me ovacione nga tifozët.
Në përfundim të ndeshjes, Pogba u gjunjëzua për disa momente në fushë, i emocionuar nga rikthimi pas një periudhe të vështirë.
Ai u përshëndet sërish nga tifozët gjatë një xhiroje të shkurtër nderimi.
Ndeshja e fundit e Pogbas ishte luajtur më 3 shtator 2023, në sfidën Empoli–Juventus, duke e bërë kthimin e tij në fushë një moment të shumëpritur në karrierën e tij.


