Pochettino: Mos e krahasoni Brojën me Kane!

Pochettino: Mos e krahasoni Brojën me Kane!

Maurizio Pochettino tenton të largojë presionin nga Armando Broja pas paraqitjes të dobët që bëri ditën e djeshme.

Chelsea mori një fitore të thellë (4-1) në fushën e Bërnlit ndërsa Broja u zëvendësua pas pjesës të parë.

Sulmuesi shqiptar ka fituar besimin e trajnerit Pochettino, i cili edhe në konferencën për shtyp ka tentuar që të evitojë kritikat për beniaminin e tij.

“Mos e krahasoni atë që bëra me Kane me rastin e Brojës. Ai është shumë i ri, nëse dëshiron të luash për një klub të madh si Chelsea, duhet të kesh durim dhe të tregosh se mund ta bësh. Sigurisht që ai duhet të provojë dhe të japë gjithçka për të qenë një sulmues tjetër numri një në këtë super klub”, tha Pochettino.

Ndërsa “Evening Standard” ka qenë shumë e ashpër me notën e vendosur për Brojën për shfaqjen që dhuroi në takimin kundër Bërnlit.

E përditshmja i dha notën 3 shqiptarit duke e shoqëruar me komentin: “Mbajti vendin e titullarit pas golit që gjeti përballë Fulhamit edhe pse Jekson ishte pastruar nga kartonët. Në pushimin mes pjesëve u nxorr jashtë nga trajneri”.

Share This