“Planifiko, testo, trajno, ekzekuto” – NATO zhvillon stërvitjen e madhe të udhëhequr nga SHBA në Evropë

“Planifiko, testo, trajno, ekzekuto” – NATO zhvillon stërvitjen e madhe të udhëhequr nga SHBA në Evropë

NATO ka bërë të ditur se është duke u zhvilluar një stërvitje e madhe ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila shtrihet në Veriun e Lartë dhe pjesën Lindore të Aleancës.

Rreth 15,500 trupa po stërviten krah për krah për të forcuar pengimin e Aleancës përballë kërcënimeve në zhvillim, me fokus të veçantë në ekzekutimin e planeve të mbrojtjes së NATO-s.

Me moton “Planifiko, testo, trajno, ekzekuto”, ushtrimi ka për qëllim forcimin e gatishmërisë dhe pengimit të Aleancës përballë kërcënimeve në zhvillim.

Stërvitja përfshin përdorimin e sistemeve të aktivizuara nga inteligjenca artificiale, operacione me shumë domain dhe koordinim të avancuar mes aleatëve.

Sipas NATO-s, ky aktivitet përbën një pjesë të rëndësishme të përpjekjeve të përbashkëta të Aleancës për të planifikuar dhe synimi është rritja e gatishmërisë dhe besueshmërisë së NATO-s në një mjedis sigurie që po ndryshon vazhdimisht, duke garantuar se Aleanca mbetet e përgatitur për çdo sfidë të re. /rtsh/

Share This