Plagoset një person në Prishtinë

Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Sipas njoftimit nga Policia, informatat për të shtëna në këtë rrugë i kanë marrë rreth orës 21:40.

“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftim, raporton rtk.

Share This