Përurohet rinovimi i Klinikës së Kardiokorurgjisë
Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të rinovimit të Kliniës së Kardiokorurgjisë sot bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se ky vit, është vit i transformimit të shëndetësisë publike.
“Me investimet e bëra, që i përuruam sot, ka 9 shtretër më shumë, dhoma të kujdesit intensiv dhe salla operative sipas standardeve më të larta, filtra për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore, banjo e nyje sanitare moderne, hapësira të ripërtërira e të riorganizuara të sportelit dhe të pritjes, si dhe hapësirë të re për depo të barnave, arkiva dhe zyre për stafin shëndetësor”.
“Ajo tash është në mesin e Klinikave më të bukura të ShSKUK-së”, ka shkruar Kurti.