
Përparim Rama sfidon publikisht Dejona Mihalin: A po i tregon shqiptarëve kush je ti?
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar sërish pas debatit të sotëm lidhur me ndërprerjen e transportit publik në kryeqytet, të cilin ai e ka atribuar bllokimit të buxhetit nga Ministria e Financave.
Në një postim të bërë në Facebook, Rama ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj Dejona Mihalit, duke i kërkuar që – siç thotë ai – t’u tregojë shqiptarëve se kush është.
Rama shkruan shkurt:
“Dejona Mihali, a po i tregon shqiptarëve kush je ti?!”
Postimi i kryetarit vjen në kulmin e tensioneve politike rreth financimit të Komunës së Prishtinës, ndërkohë që qyteti përgatitet për pezullimin e të gjitha linjave të Trafikut Urban nga dita e hënë, si pasojë e mungesës së mjeteve për operim.
Ende nuk ka një përgjigje publike nga Mihali pas deklaratës së Ramës, ndërsa situata mbetet e nxehtë në skenën politike dhe institucionale të kryeqytetit.


