
Përkujtohet Arbën Xhaferi në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në RMV, Menduh Thaçi, zhvilloi homazhe në përkujtim të Arbën Xhaferit, në 14-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Thaçi deklaroi se Xhaferi vijon t’u mungojë shqiptarëve, ndërsa theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të ideve të tij.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se: “14 vite bëhen sot që na mungon kryetari Arbën Xhaferi. Por, përveç nesh që përkujdesemi ta përkujtojmë, ta mbrojmë dhe ta kultivojmë idenë e tij, edhe armiqtë e kësaj ideje po japin ‘kontribut’ për përkujtimin e figurës dhe veprës së tij.”
Arbën Xhaferi (1948–2012) ishte një nga figurat më të rëndësishme politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Xhaferi ishte themelues dhe kryetar për shumë vite i Partisë Demokratike Shqiptare. Ai luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave politike, gjuhësore dhe arsimore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në vitin 2001 ishte një nga nënshkruesit shqiptarë të Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur dhe parashikoi zgjerimin e të drejtave të shqiptarëve.
Si publicist dhe autor i disa botimeve ai vlerësohet edhe për analizat mbi çështjen kombëtare shqiptare, identitetin, demokracinë dhe marrëdhëniet ndëretnike në Ballkan, shkruan Euronws.

