Për momentin Kosova nuk rrezikohet nga vërshimet, thotë IHMK-ja
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka përsëritur thirrjen e tij se edhe pse ka reshje mbi vendin tonë, vërshime nuk do të ketë.
Sipas sektorit të hidrologjisë lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare,.
Njoftim nga Sektori i Meteorologjisë:
Sasia totale e reshjeve të fundit, bazuar në rrjetin shtetëror të IHMK ishte:
Malishevë 52mm ( l/m²);
Junik 36mm;
Istog 36mm;
Prizren 33mm;
Drenas 29mm;
Gadime (Lipjan)27mm;
Ferizaj 24mm;
Viti 23mm;
Prishtinë 22mm;
Kamenicë 21mm;
Mitrovicë 20mm;
Gjakovë 15mm.
Nga kjo pasqyrë e reshjeve të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës, për momentin nuk jemi të rrezikuar nga vërshimet.
Sipas sektorit të hidrologjisë lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare.
Cikloni i ashtuquajtur “Kasandra” është në dobësim, kështu që reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.
Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës dhe elementeve tjera meteorologjike!