Pep Guardiola u përgjigjet spekulimeve për stolin e Anglisë

Pep Guardiola u përgjigjet spekulimeve për stolin e Anglisë

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola e ka distancuar vetën nga spekulimet që po e lidhin me stolin e Anglisë.

“Tre Luanët” janë duke shikuar për zëvendësuesin e Gareth Southgate, i cili njoftoi largimin pasi humbi finalen e dytë.

Ndër kandidatët që ka marrë nën konsideratë Federata Angleze është edhe Guardiola, i cili ka hyrë në vitin final të kontratës me Man Cityn.

“Jam këtu, jam i kënaqur. Nuk mund të them asgjë. Nuk e di as nga erdhën këto raportime. Jam shumë i kënaqur këtu”.

“Jam i dëshpëruar që lojtarët të rikthehen dhe të nisim stërvitjet së bashku dhe të provojmë të bëjmë atë që dimë”.

Ndërkohë, Guardiola nuk e ka qartësuar nëse do të largohet nga Man City pas më pak se 12 muajve, apo do të pranojë ta rinovojë kontratën.

Share This