Pensionohet Pepe

Pensionohet Pepe

Mbrojtësi portugez, Pepe raportohet se i ka dhënë fund karrierës së tij futbollitike.

Ish-ylli i Real Madridit dhe disa skuadrave tjera evropiane, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga futbolli.

41-vjeçar, u bë lojtari më i vjetër që u paraqit në një finale të Kampionatit Evropian këtë verë, dhe ndeshja e tij e fundit ishte humbja e Portugalisë me penallti nga Franca në çerekfinale.

Pepe me Portugalinë ka zhvilluar 141 ndeshje, derisa ka qenë një nga lojtarët më të mirë në fanellën e Real Madridit, Portos, Besiktas dhe Maritimo.

Pepe në njoftimin e tij, ka falënderuar të gjitha ata që e kanë ndihmuar gjatë karrierës së tij të bujshme.

Share This