Pejës s`i mjafton paraqitja e mirë, mposhtet në Gjermani

Pejës s`i mjafton paraqitja e mirë, mposhtet në Gjermani

Edhe pse ka bërë paraqitje të mirë Peja është mposhtur në fund nga skuadra gjermane, NINERS Chemnitz.

Në ndeshjen që përkiste në fillim të stinorit të rregullt në FIBA Europe Cup, skuadra kosovare është mposhtur me rezultat  98:72 (26:29, 22:16, 25:11, 25:16).

Peja bëri paraqitje shumë të mirë, ku jo vetëm që ishte e barabartë përballë gjermanëve, por edhe për një nuancë më e mirë, duke e fituar çerekun e parë 26:19. Periudha e dytë ishte e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, derisa pjesa e parë përfundoi 48:45.

Megjithatë, dallimi u bë në periudhën e pjesën e dytë. Këtu u ndie edhe mungesa e Lis Shoshit dhe Arian Qallakut, ndërsa gjermanët treguan fuqinë e tyre, duke e fituar ndeshjen 98:72.

Jacop Calloway i Pejës e mbylli ndeshjen me 14 pikë e 13 kërcime, ndërsa Jay Jay Chandler shtoi 17 pikë, kurse Justin Davis me 14.

Pas kësaj ndeshje Peja më 25 tetor ndeshet me Heroes Den Bosch nga Holanda. Ky do të jetë takimi i parë në shtëpi në këtë edicion për garat ndërkombëtare.

Share This