Peja thyen Sigal Prishtinën në derbin e kësaj fundjavë

Peja thyen Sigal Prishtinën në derbin e kësaj fundjavë

Peja ka triumfuar në derbin ndaj rivalit të vjetër, Sigal Prishtinës me rezultat të thellë 100:70 (20:29, 20:13, 27:19, 33:9), në javën e 26-të të ProCredit Superligës.

Pas një fillimi të baraspeshuar, prishtinasit tri herë kishin epërsi deri në nëntë pikë, aq sa e fituan çerekun e parë, 20:29. Por, verdhezinjtë nuk u dorëzuan dhe u rikthyen në periudhën e dytë, që e fituan 20:13, duke shkuar në pushim me rezultat 40:42.

Lojë shumë interesante u zhvillua në periodën e tretë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por me gjashtë pikë radhazi, shifrat pas 30 minutash ishin 67:61 për vendasit. Në dhjetë minutat e fundit, pejanët dominuan tërësisht, në mbrojtje dhe në sulm, për të thelluar epërsinë, ku në fund triumfuan me 30 pikë dallim, 100:70.

Pesë basketbollistë te vendasit shënuan pikë dyshifrore, derisa Benas Griciunas e mbylli ndeshjen me 18 pikë e 11 kërcime, ndërsa Dardan Berisha me 17 pikë e katër asistime. Te mysafirët Rashid Mahalbasiq kishte dhjetë pikë e 13 kërcime.

Peja ka 14 fitore e 12 humbje, ndërsa Sigal Prishtina ka 16 fitore e dhjetë humbje.

Share This