Peja sonte sfidon Maroussin në FIBA Europe Cup

Peja sonte sfidon Maroussin në FIBA Europe Cup

KB Peja këtë mesjave do të zhvillojë dy ndeshjet kualifikuese për FIBA Europe Cup.

Peja do të ndeshet me skuadrën Maroussi. Sfida e parë luhet sonte nga ora 19:30, derisa sfida e dytë zhvillohet të enjten nga ora 19:30.

Pejanët synojnë të kalojnë kualifikueset dhe të jenë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup, ashtu si edhe edicionin e kaluar, ku kishin paraqitje mjaft të mira në grupe me dy fitore e katër humbje.

Pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup është konfirmuar Trepça, derisa më 27 shtator, do të dihen përfundimisht 40 skuadrat, që do të formojnë grupet për edicionin e ri.

Share This