
Pedri është mesfushori më i mirë në botë, thotë Kroos
Ish-as-i i Real Madridit, Toni Kroos mendon se mesfushori i Barcelonës, Pedri është më i mirë në botë.
Kroos duke folur në podcast-in e tij, “Einfach mal Luppen”, e ka vlerësuar maksimalisht spanjollin duke e konsideruar si më të mirin në botë për pozicionin që mbulon.
“Ai jo vetëm që shënon gola me peshë, por dhe u gjen zgjidhje situatave të vështira. Kam parë atë që po bën këtë sezon dhe nuk kam fjalë”, ka thënë Kroos.
“Ai bën rreth 11-12 driblime për ndeshje dhe kjo është detyra më e vështirë për një mesfushor. Unë mendoj se ai është mesfushori më i miri në botë”, ka theksuar Kroos.