PDK mban konventën, Hamza shpalos programin për zgjedhjet e 9 shkurtit

PDK mban konventën, Hamza shpalos programin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sonte Konventën e partisë, ku kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shpalosur programin për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt. Kryetari Memli Krasniqi tha se PDK po e nis një etapë të re me vizionin për një Kosovë më të mirë.

Sonte, mbi vizionin për një Kosovë më të mirë, Partia Demokratike e Kosovës po e nisë një epokë të re. Si Kryetar i PDK-së, unë ju premtoj se do të udhëheqim me shembull. Ndryshimin do ta shihni në çdo vendim e çdo projekt që do të marrim përsipër. Në secilën sfidë që do ta trajtojmë”, ka thënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ndërkohë kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar se do të punojë që “ta bëjë Kosovën më të mirë”.

Duke prezantuar premtimet, Hamza ka bërë të ditur se plani i tij ndërtohet në pesë qëllime kyçe: 1. Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, 2. Jetë më e mirë për secilin, 3. Arsim për të ardhmen, 4. Sistem shëndetësor me pacientin në qendër, 5. Një Kosovë e sigurt dhe e integruar.

“Nëse ka një mesazh që dua ta merrni të gjithë ju nga kjo konventë, është bindja jonë se Kosova mundet ma mirë. Ky është edhe slogani i fushatës sonë “Kosova mundet ma mirë”, ka deklaruar Hamza, raporton rtk.

Share This