Pas vrasjes së Faton Hajrizit, Daçiq kërkon ekstradimin e vëllait të tij
Pas vrasjes së Faton Hajrizit nga Policia serbe, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq ka kërkuar ekstradimin e vëllait të tij, Artan Hajrizi.
Ai para mediave serbe, bëri me dije se do të kërkojnë ekstradimin e tij.
“Ne do të kërkojmë që Artan Hajrizi, vëllai i vrasësit, të ekstradohet nga Gjermania”, tha Daçiq.
Daciq u shpreh se qe dy ditë kanë qenë nën përcjellje të Hajrizit nëpër mjet kamerave.
“Dy ditë e ndoqëm në kamera, fillimisht vodhi një biçikletë”, tha ai teksa pretendon se ishte gati të vriste dikë tjetër.
Mbi 150 pjesëtarë të policisë serbe dhe njësisë së helikopterëve kanë kërkuar për gati dy ditë Faton Hajrizin.
Gjatë një kontrolli rutinë në Loznicë, ai dyshohej se vrau një polic serb dhe plagosi rëndë kolegun e tij.