Pas rastit në Serbi reagon MPJD: Mërgimtarë shmangeni territorin serb
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes dhe plagosjen e një polici serb në Lloznicë të Serbisë, ku sipas liderëve serbë, është i përfshirë një shqiptar nga Kosova. Ministria e Jashtme thotë se do ta informojë opinion lidhur me këtë rast, ndërsa apelon te mërgimtarët që ta shmangin Serbinë gjatë ardhjes në Kosovë.
Zyrës Ndërlidhëse në Beograd thotë se po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast, sipas tij, është një shtetas i Republikës së Kosovës, raporton rtk.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb”, thuhet në reagimin e MPJD-së.