Paris 2024’, e premtja e Gresa Bakraqit

Paris 2024’, e premtja e Gresa Bakraqit

Gresa Bakraqi është sportistja e radhës nga Kosova që sot nis garat në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Bakraqi do të garon në garën 800 m në atletikë, garë kjo që starton rreth orës 20:00 dhe që transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Garuesja jonë tashmë ka kryer gjitha përgatitjet e duhura për sfidat në ‘Paris 2024’ dhe synon të përfaqësoj sa më mirë që është e mundur Kosovën.

Gjatë ditës së sotëm ‘Paris 2024’ vjen edhe me disa duele tjera interesante, ku spikasin dy ndeshjet çerekfinale të futbollit në konkurrencë e meshkujve, sfida këto që luhen prej 15:00 përkatësisht 17:00.

Ndërkaq, në mbrëmje prej orës 20:00, RTK sjellë finalet e notit derisa në orën 21:00, do të luhet superndeshja në basketboll mes Francës dhe Gjermanisë.

Share This