“Paratë më bollëk, shkaktojnë problem” – Klopp flet për merkato
Jurgen Klopp fajësoi “paratë më bollëk” kur u përgjigj për vështirësitë e Liverpool për të transferuar futbollistë, pasi që humbi në garë me Chelsea për Moises Caicedo dhe Romeo Lavia.
Reds u refuzuan nga dy mesfushorë të cilët preferuan të kalojnë në Chelsea. Derisa Caicedo refuzoi për të kaluar në Anfield pasi që ai kishte një marrëveshje personale me Blutë prej majit, Lavia zgjodhi ta refuzonte skuadrën e Klopp pasi që ai ndjente se atje do të ishte një opsion rezervë.
Kur Klopp u pyet nëse Reds po kanë vështirësi për t’i bindur futbollistët që t’ju bashkohen atyre, sidomos këtë verë, menaxheri nuk e “bleu argumentin” por në vend të kësaj tha se gjithçka është më e vështirë” me “paratë me bollëk” që po qarkullojnë.
“Nuk jam i sigurt që kjo ka të bëjë me Liverpoolin. Gjithçka është më e vështirë”, tha ai për gazetarët kur u pyet për vështirësitë në mëkato që ka klubi.
“Ka shumë gjëra që janë ndryshe, disa klube kanë një mënyrë tjetër te të bërit këtë dhe disi po funksionon. Si një klub normal, është shumë vështirë që të kapemi me ta. Ky nuk është problemi i im, është kështu si është. Arabia Saudite, në krye të kësaj, nuk i ka bërë gjërat e lehta. Kina e provoi, SHBA ende e provon. Paratë më bollëk po shkaktojnë problem, kështu është. Do të ishte mirë nëse dikush do të gjende një zgjidhje”.
“Është më e vështirë, jo për të bindur futbollistët për të ardhur në Liverpool. Ju vetëm duhet të jeni të sigurt t’i sillni të duhurit. Jam ulur këtu dhe jam shumë i lumtur me merkaton tonë deri në këtë moment. Ne do të shikojmë, ne do të përpiqemi të marrim vendimet më të mira për këtë klub dhe ne nuk do t’i përdorim paratë apo ndonjë gjë tjetër si justifikim. Ne, thjesht do ta bëjmë atë që duhet. Ne do ta bëjmë sipas mënyrës sonë dhe ne jemi gati për luftë”, shtoi ai.
Kur Klopp ju bë presion për të dhënë mendimin e tij për transferet e dështuara të Caicedos dhe Lavias ai nuk u duk së është i shqetësuar.
“Nuk kam asgjë për të thënë. Merkato është e tillë. Ndonjëherë funksionon, ndonjëherë jo”, tha ai.