Parashikimi i motit për Shqipëri
Anticikloni afrikan po ndikon gjerësitë gjeografike të Mesdheut ku presim temperatura ekstremisht të larta në territorin e Shqipërisë.
E Mërkurë 10 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 19/37°C
– Zonat e ulëta 20/40°C
– Zonat bregdetare 22/38°C
Kosova për dt. 10 Korrik 2024 do të ketë kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 19°C –22°C në mëngjes deri në 34°C –38°C gradë Celsius në mesditë.