Parashikimi i motit për Shqipëri
Mesdheu tashmë po përballet me një vale intensive të të nxehtit Saharian ku presim temperature të larta në territorin e Shqipërisë.
E Hënë 09 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira kalimtare. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/34°C
– Zonat e ulëta 20/39°C
– Zonat bregdetare 22/34°C
Kosova për dt. 08 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –21°C në mëngjes deri në 32°C –38°C gradë Celsius në mesditë.