Paralajmërimi i VLEN-it për largimin nga qeveria, Mickoski: Të kenë fat
Nëse “VLEN” planifikon të largohet nga koalicioni qeveritar, atëherë paçin fat, ka thënë të martën, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pyetur për të komentuar deklaratën e Halil Snopçe, deputet nga VLEN, i cili dje në një dalje televizive ka thënë se nëse Ligji për branitellat kalon, atëherë do të largohen nga koalicioni qeveritar.
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe (krahu i Arben Taravarit), ka thënë se nëse shfuqizohet Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe dhe miratohet Ligji për branitellat, “VLEN”-i do të largohet nga qeveria.
“Të kenë fat”, është përgjigjur shkurt Mickoski.