Osmani uron vitin e ri shkollor: Qoftë një vit me suksese të panumërta
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar që ky vit i ri shkollor, të jetë një udhëtim me suksese dhe mësime të vlefshme.
Ajo ka uruar dhe mësimdhënësit nga ta ka kërkua që të vazhdojnë t’i frymëzojnë nxënësit me pasion dhe përkushtim.
“Të dashur nxënës, sot nisë një kapitull i ri plot me mundësi për ju. Të nderuar mësimdhënës, vazhdoni t’i frymëzoni mendjet e reja me pasion dhe përkushtim. Qoftë ky vit një udhëtim me suksese të panumërta dhe mësime të vlefshme që do t’ju udhëheqin gjatë gjithë jetës!”, thuhet në urimin e Presidencës.