Osmani uron Trump-in: Kosova është vendi më pro-amerikan në botë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin Donald Trump, i cili sot mori detyrën si president i SHBA-ve.
Përmes një reagimi në “X”, të hënën, Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme të punojë më Trump.
Osmani tha se pret që me administratën Trump të forcohen marrëdhëniet Kosovë-SHBA.
Presidentja ka uruar edhe zëvendëspresidentin, JD Vance.
“Kosova është e gatshme të punojë me ju, Zëvendës Presidente JDVance dhe administratën tuaj për të forcuar marrëdhëniet tona të veçanta, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta të lirisë dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë. Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese të mëdha”, ka thënë Osmani në letrën e urimit.
Në këtë letër thuhet se Kosova mbetet vendi më pro-amerikan në botë.
Osmani po ashtu, e ka përmendur në letër edhe dialogun Kosovë-Serbi e angazhimin për njohjen reciproke nën administratën Trump.