Osmani takon senatorin Cruz: SHBA mbetet aleat jetik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me Senatorin republikan, Ted Cruz.
“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz”, ka shkruar presidentja, shkruan rtk.
Tutje, e para e shtetit, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, ka shtuar Osmani.