Osmani takon presidentin e Mauritanisë, flasin për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës
Në Nju-Jork presidentja Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Mauritanisë, me të cilin ka diskutuar për rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Në New York e falënderova presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës. Bashkë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.