Osmani takon ministren Baerbock: Gjermania, përkrahëse e patundur e Kosovës
Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, bënë të ditur se gjatë pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s në Uashington është takuar me ministren gjermane të Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock.
Osmani, në një postim në platformën X, ka shkruar se Gjermania ka qenë një përkrahëse e palëkundur e të ardhmes së vendimtare dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës.
“Gjermania ka qenë një përkrahëse e patundur e të ardhmes së patundur dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës. I shpreha mirënjohjen time ministrit të Jashtëm gjerman Annalena Baerbock,për mbështetjen e saj të palëkundur. Samiti NATO-s në Uashington dha një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm midis vendeve tona”, ka shkruar Osmani.