Osmani takohet me Sulltanin e Bruneit: Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit

Osmani takohet me Sulltanin e Bruneit: Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në New York, ku po i zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Ajo u takua me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah.

Siç bëri të ditur Osmani, ka shumë potencial për bashkëpunim mes dyja vendeve.

“Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Bruneit në fushat me interes të ndërsjellë, ndaj edhe shpreha përkushtimin tonë të plotë për intensifikimin tutje të marrëdhënieve dypalëshe”, tha Osmani.

Share This