
Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e thirrjes së seancës konstituive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka folur rreth thirrjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Ka ardhur shkresa zyrtare nga ana e KQZ-së në presidencën e Kosovës, ku njoftojnë me rezultatet e zgjedhjeve të certifikuara ku mënyrën se si ndahen ato ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ajo sot në një deklarim për gazetarë pas përfundimit të ceremonisë së certifikimit të ushtarëve të FSK-së në Ferizaj, raporton RTKlive.
Sipas saj, tani ka një afat prej 30 ditësh, është një afat kushtetues, një afat ligjor i cili parashihet për thirrjen e seancës konstituive.
“Për momentin ekipi ime ligjor është duke analizuar se sa mund të ketë nevojë për përgatitje të kësaj seance në mënyrë që kur të thirret mos të jetë i suksesshëm konstituimi i Kuvendit të Kosovës”, tha Osmani.
Sipas saj, gjithçka do të bëhet brenda afatit kohor kushtetues. “Për momentin nuk mund të japë një datë sepse dua të jem e saktë, mirëpo shumë shpejt do ta kemi edhe datën”, tha ajo, raporton rtk.