Osmani priti në takim ambasadorin Hovenier, kjo ishte arsyeja

Osmani priti në takim ambasadorin Hovenier, kjo ishte arsyeja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.

Duke u nisur nga vizita e fundit e Presidentes Osmani në SHBA, u theksuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë çështjet e sigurisë, zhvillimin ekonomik, investimet amerikane dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit digjital në Kosovë.

Share This