Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Holandës, Boven

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Holandës, Boven

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës, Karin Boven, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

“Presidentja Osmani e uroi ambasadoren për detyrën, gjersa potencoi raportet e shkëlqyera bilaterale midis Kosovës e Holandës. Në këtë frymë, presidentja Osmani shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer edhe gjatë mandatit të ambasadores”, njofton zyra e presidentes.

Presidentja po ashtu shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës ndaj Republikës së Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen për anëtarësimin në institucionet euroatlantike, raporton rtk.

Share This