Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës

Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë, ka përmendur të arriturat e Kosovës dhe mirënjohjen e saj ndaj shtetit të Kanadasë për mbështetjen e pareshtur të tyre.

Ajo ka thënë se Kosova nga një vend i djegur deri në hi është shndërruar në shtetin më demokratik në rajon, e në një vend që jep siguri te vendet tjera, kur dikur merrte atë.

“Kënaqësia ime më e madhe gjatë vizitave anë e kënd botës është kur flas m studentë, kam qenë profesoreshë juridike më parë, pra është diçka që me të vërtetë më mungon. Është kënaqësi të jem në Kanada, dhe jam falënderuese për mbështetjen që Kanadaja në vazhdimësi i ka dhënë njerëzve të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se njerëzit e Kanadasë i qëndruan krah popullit të Kosovës gjatë luftës.

“Në orët më të errëta kur ishim refugjatë rreth 80 për qind e popullit të Kosovës në luftën para 25 vjetëve, ajo që është e rëndësishme, është se kush qëndroi krah nesh. Njerëzit e Kanadasë ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës, dhe më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen e thellë që kemi ndaj jush, që gjithsecili nga ju hapi zemrat dhe dyert për ne”, ka thënë ajo.

Share This