Osmani nga Praga: Tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur, të kthehet barazia
Presidentja Vjosa Osmani e ka shpërndarë një video nga paraqitja e saj që e dje e pati në forumin Globsec.
Në platformën X, ajo ka theksuar në negociata, tavolina duhet të jetë në një nivel, duke folur për dialogun Kosovë -Serbi.
“Tani për tani, tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur”.
“Është koha që barazia të kthehet në tryezë. Ky është parakushti i suksesit. Nga diskutimi i djeshëm në GLOBSEC2024 në Pragë”, ka thënë Osmani.