Osmani në Halifax: Kosova një ndër sukseset më të mëdha në histori
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada, ka qenë pjesë e panelit përmbyllës me temën “Epoka e optimizmit: tani varet nga ne”.
Osmani, në një postim në Facebook, thotë se ka diskutuar për shembullin e Kosovës, si një ndër sukseset më të mëdha në histori.
“Në panelin përmbyllës me temën “Epoka e optimizmit: tani varet nga ne”, në Forumin Ndërkombëtar në Halifax, diskutova për shembullin e Kosovës, si një ndër sukseset më të mëdha në histori, si bashkëdyzim i qëndrueshmërisë së popullit të Kosovës në njërën anë dhe fuqisë së aleancave të bazuara në vlera, në anën tjetër”, ka shkruar Osmani në Facebook, raporton rtk.