Osmani në Amerikë, pjesëmarrëse në panelin për refugjatët dhe azilin

Osmani në Amerikë, pjesëmarrëse në panelin për refugjatët dhe azilin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin “Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet” organizuar nga qeveria amerikane.

Këtë e para e shtetit të Kosovës e ka bërë me dije me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”.

“Kënaqësi që, si e ftuar nga zëvendëssekretari i Shtetit Christopher Landau, mora pjesë në panelin ‘Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet’, të organizuar nga qeveria amerikane në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani.

Share This